Për ne
Gjatë studimeve pasuniversitare në Universitetin Shtetëror Oregonian e njoftova Alishen në një forum interneti në Nëntor të vitit 2008. Në 11 Dhjetor u takuam në localin Bombs Away. Të nesërmën pim kafe turke së bashku në localin Crystal dhe pasnesër e shikuam filmin "The Dragon Story" së bashku. Në Korrik filluam të jetojmë së bashku në banesën e Alishës. Së shpejti zbuluam që banesa saj qe shumë e ngusht për ne të dy. Në 3 Nentor 2009 u zhvendosëm në banesën në të cilën momentalisht jetojmë. Më 1 Janar 2010 u fejuam dhe më 30 Maj 2010 u martuam në Corvallis, Oregon. Më 24 Dhjetor 2010 në ora 7:24 u lind vajza jonë, Doruntina Elizabeta Juniku.
Quhem Rajan Juniku. U linda dhe u rrita në qytetine e bukurë të Pejës, Kosovë, provincë në ish Republikën Federale të Jugosllavisë. Kam bërë studimet e kimisë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri (1993-1998). Pasi që mbarrova studimet universitare, fillova punën në Institutin Meteorologjikë në Tiranë si kimist analitikë. Në 1999, u ktheva në Kosovë që të jam me familjen pasi që lufta civile mori fund në Kosovë. Gjatë tri viteve, punova për Mjeket Pa Kufi (asistent psikologu dhe përkthyes) dhe për Kombët e Bashkuara (IT). Në 2002, erdha në Oregon për studime pasuniversitar në Universitetin Shtetëror Oregonian. Më 2004 fitova titullin Magjistër i Kimisë Organike në laboratorin e Prof K. P. Gable (Kimi Organometalike dhe Komjuterike). Në të njëjtin vit, fillova studimet drejt titullit Doktor Shkence në laboratorin e Prof J. D. White (Sinteza totale e produkteve natyrore).
Bashkshortja ime quhet Alisha Allen Juniku. U lind më 29 Janar 1984 në Portland, Oregon. Ajo dhe familja e saj jetuan në Porland deri në klasën e katërt dhe më pastaj u shpërngulen në qytetëzën Rainier afër Portlandit.
Ajo udhëtoi në Costa Rica dhe në Evropë kur vijonte shkollën e mesme, kur edhe mësoi të komunikojë në gjuhën Spanjole. Në 2002 ajo mbaroi shkollën e mesme dhe u shpërngul në Miami të Floridës. Pas katër muajve
erdhi në përfundim që Miami nuk i përshtatët. Ajo i filloi studimet në New York (Pedagogji). Pas katër vitesh ajo u kthye në Corvallis, Oregon që t'i vazhdoi studimet pran katedrës së Psikologjisë.